Foto Ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person ka ndërruar jetë në vendin e punës në lagjen Veternik të Prishtinës.

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

Sipas saj, rreth orës 10:00 Policia është njoftuar se një person kishte rënë nga një lartësi, derisa ishte duke punuar në një objekt në Veternik.

 

Viktima, një 49-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

 

 

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

 

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.