Vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu ka sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, të cilët po e kujtojnë për përkushtimin dhe marrëdhënien e afërt që kishin me të.
Një reagim emocional ka ardhur edhe nga Arlind Limaj, i cili tha se me Kryeziun nuk humbi vetëm një koleg, por një person që e konsideronte si vëlla.
“Nuk humba vetëm një koleg, unë sot humba një vëlla timin që ndanim 8 orë së bashku, bisedonim për të kaluarën e bënim plane për të ardhmen”, ka shkruar Limaj.
Kudosim
Ai e kujtoi Kryeziun edhe për përkushtimin e tij ndaj Kosovës dhe shërbimin në Policinë e Kosovës.
“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte dhe i shërbeve me krenari deri në frymën tënde të fundit! Lamtumirë vëlla, Altin Kryeziu!”, përfundoi ai.
Altin Kryeziu ndërroi jetë pasi për disa ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident gjatë kryerjes së detyrës






