Lokale - eSIMy

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sërish sot para objektit të Qeverisë, në vazhdën e aksionit të nisur ditëve të fundit për të penguar hyrjen e Albin Kurtit dhe ministrave në ndërtesën e Qeverisë.

Deputetët e PDK-së po qëndrojnë sërish para hyrjes së objektit të qeverisë. Atyre i është bashkuar edhe Rinia Demokratike të Kosovës.

“Edhe sot, bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës, jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake!”, njofton PDK.