Lokale - eSIMy

Pas temperaturave të larta që kanë mbizotëruar gjatë ditës së sotme, një rrebesh i fuqishëm shiu ka përfshirë pasditen e së premtes fshatin Klladërnicë të Skenderajt dhe Mitrovicën duke sjellë ndryshim të menjëhershëm të motit.

Rrebeshi ka përfshirë Skenderajn me Mitrovicën, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin dhe ulur dukshmërinë për drejtuesit e automjeteve.

Rrebeshi ka sjellë rënie të temperaturave pas vapës së ditëve të fundit, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo incidente të shkaktuara nga moti i lig.