Zyrtari policor i NJRSh-së, Shaban Hajdari, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë varrezave të fshatit Morinë, në Kukës.
Miku i tashmë të ndjerit, Gzim Kastrati, e ka përshkruar Hajdarin si person me vlera dhe zyrtar që punoi me ndershmëri.
“Lamtumirë, shoku ynë i dashur, Shaban Hajdari . Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Humbëm një shok të mirë të shkollës, një njeri me vlera dhe një zyrtar policor të përkushtuar, i cili punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
“Kontributi yt i palodhshëm për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdari, kolegëve të Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën. U prehsh në paqe, Shaban! Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”, përmbyll postimin ai.


![Burri e pështyu në rrugë – shikoni reagimin e kryeministrit hungarez [VIDEO]](https://www.llapi.info/wp-content/uploads/2026/07/752488581_990091174019316_257793734449376411_n-218x150.jpg)



