Kryeministri hungarez Peter Magyar përjetoi një siklet të madh derisa vizitoi stacionin e trenit Nyugati të Budapestit, pasi një burrë i panjohur i pështyu në shpinë të mërkurën në mëngjes, raporton Daily News Hungary.
Incidenti ndodhi pak para se kryeministri, i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Investimeve, David Vitezy, të prezantonte strategjinë e re të qeverisë për zhvillimin e hekurudhave.
Kamerat regjistruan gjithçka. Një burrë në stacionin e trenit iu afrua dy zyrtarëve qeveritarë dhe filloi t’i bërtiste kryeministrit: “Si munde? Si guxon të vish këtu?!”
Pasi nuk mori asnjë përgjigje nga kryeministri e ministri, burri e pështyu nga pas shefin e qeverisë. Magyar qëndroi i qetë, i uroi sulmuesit “shëndet të mirë” dhe komentoi shkurt:
“Epo, kjo është ajo që ka mbetur nga fytyra e Fidesz-it”, tha ai. Fidesz është partia e ish-kryeministrit autokrat Viktor Orban.
Ai shtoi me shaka se kjo ishte ndoshta arsyeja pse ish-Ministri i Transportit Janos Lazar nuk kishte udhëtuar kurrë me tren.






