Lokale - eSIMy

Valmir Morina, 24-vjeçari nga Drenoci i Malishevës është punëtori që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Prizren.

Një medium lokal publikoi fotografinë e të riut që vdiq pasi u godit nga një vinç, sipas informacioneve paraprake të Policisë së Kosovës.

Press Online shkruan se Valmiri ishte djali i vetëm dhe mbante familjen pas vdekjes së babait vite më parë.

Policia tha se po hetohen rrethanat e këtij aksidenti tragjik që ia mori jetën të riut.