Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.
Lidhur me këtë çështje, ka qenë i ftuar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
‘‘Takimi i parë me fëmijë ka ndodhur diku mas 6 muajve, dhe ne nuk e dinimin se si ata e kanë përjetuar rastin. Kur jam taku me ta, më të vërtetë ka qenë emocionuese, mënyra se si ata u shprehnin, se si ata tregonin rastin. Ato fjalë të cilat ne nuk i kishim dëgjuar asnjëherë nga ta. E kanë përjetuar shumë rëndë. Djali i madh, e pyta thash ‘’dajë çka ka ndodh, çka u bë’’. Ata thoshin vetëm ‘’e këna harru mamin’’. Ai më tha mua që ‘’hajni ka hi, ia ka bë mamit bam, mami ka pas gjak, babi e ka majt për dore’’. Ishte me të vërtetë e dhimbshme ajo se çfarë ata shprehnin’’’, ka thënë ai në T7.






