Lokale - eSIMy

Një i dyshuar është arratisur nga dritarja stacionit policor dje në Gjakovë.

Ai ndodhej brenda zyrës së intervistimit kur ka arritur të largohet nga objekti i stacionit policor përmes dritares.

“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.04.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK.