Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zllakuqan të Klinës.
Nga pamjet shihet se të përfshira janë një veturë dhe një kombi, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar rëndë si pasojë e këtij aksidenti.







