Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Zef Morinën si zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Transportit, si dhe Daulina Osmanin si zëvendësministre të Sportit dhe Rinisë.
Kjo është bërë e ditur përmes komunikatave të lëshuara nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë. Znj. Osmani ishte zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë mandatit të kaluar. Kryeministri Kurti e uroi znj. Osmani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj”, thuhet në komunikatë.






