Dy të mitur kanë pësuar lëndime të rënda trupore pasditen e së mërkurën në Lipjan, ku dyshohet se është përdorur edhe thika.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë përfunduar në ndalim me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa është konfiskuar edhe një shufër metalike.
Pamjet nga konflikti mes të rinjve tashmë janë publikuar edhe në rrjete sociale nga mediat lokale.






