Lokale - eSIMy

Një incident tejet i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë, ku dy grupe personash janë përfshirë në një konflikt që ka eskaluar në të shtëna me armë dhe goditje me veturë.

Sipas Sinjalit, në njërin grup kanë qenë Arjan Tashevci dhe Ardit Rushiti ndërsa në grupin tjetër Lirim Rrahmani dhe Eron Asani.

Për rastin, ka raportuar Policia përmes raportit 24 orësh.

“VRASJE NË TENTATIVË /SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 31.01.2026-15:20. Raportohet se ka ndodhur një incident me armë zjarri ndërmjet dy grupeve, ku janë përfshirë katër persona të dyshuar meshkuj kosovar. Më pas, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe dy persona të tjerë, dëshmitarët meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, si dhe është arrestuar një i dyshuar. Të lënduarit, një i dyshuar dhe dy dëshmitarët, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku i dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar. I arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Në vendin e ngjarjes, njësia e hetimeve rajonale ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.”