Qytetarët e Gadimes janë vënë në alarm pas zhdukjes së nxënësit Zejn Zejnullahu, i cili pas përfundimit të mësimit nuk është kthyer në shtëpi.
Familjarët dhe banorët e zonës kanë bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar që kushdo që ka ndonjë informacion të dalë në ndihmë për gjetjen e tij.
Ndërkohë, në terren pritet të angazhohen edhe shoqatat e kërkim-shpëtimit, si dhe Policia e Kosovës, të cilat kanë nisur procedurat për kërkimin e nxënësit të zhdukur.
Qytetarët ftohen të bashkohen në kërkim dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.







