Lokale - eSIMy

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri tani (e e enjte, 22 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 1,029 nga 2,557 vendvotime.

Sipas këtyre të dhënave, deri tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 9 komuna.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.