Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija ka reaguar pas vdekjes së tij.
Ajo ka publikuar një mesazh emocional, duke zbuluar edhe detaje të vështira nga periudha e fundit e jetës së artistit.
Ajo tregoj se momentet e fundit të Shpat Kasapit ishin kaluar në përpjekje për të siguruar dokumentacionet për udhëtimin e djalit të tyre, Roelit, për trajtim logopedik në Itali.
Ajo shkruan se të dy kishin qenë të angazhuar maksimalisht për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.







