Lokale - eSIMy

Kandidati i PDK’së për kryetar të Podujevës, Isak Shabani, ka reaguar për therjen e një të riu dje në Podujevë.

Ai ka propozuar masa konkrete për parandalimin e këtyre rasteve të rënda.

Shkrimi i plotë:

Në vend që të gëzohemi për fillimin e vitit shkollor, ne u trinditëm nga lajmi i rëndë se një nxënës i shkollës ekonomike “Isa Boletini” u plagos rëndë nga një sulm me thikë. Lutem për shërimin e tij dhe i qëndroj afër familjes në këto momente të vështira.

Shkolla duhet të jetë vend i dijes dhe sigurisë, jo i frikës e dhunës.

Është detyrë e institucioneve përgjegjëse që të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë në çdo shkollë, përmes:

Sigurimit fizik, monitorimit dhe  e kontrollit të hyrje-daljev dhe  bashkëpunimit të ngushtë me Policinë dhe prindërit.

Fëmijët tanë meritojnë të mësojnë në një mjedis të qetë dhe të sigurt, larg çdo forme dhune.

Të nderuar prindër dhe mësues, vetëm së bashku mund të ndërtojmë shkolla ku mbizotëron dija, qetësia dhe respekti.