Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Miradi e Epërme, si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia.
Ngjarja ka ndodhur më 16 prill rreth orës 10:30 në rrugën “UÇK”.
Bëhet fjalë për pronën e M. B., rreth 47-vjeçar, ku zjarri dyshohet se ka shpërthyer nga një shporet elektrik që ishte lënë i ndezur.
Sipas informatave, i njëjti pas kontrolleve mjekësore rezulton të ketë aftësi të kufizuara mendore.
Pas incidentit, ai është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
Pas lirimit nga trajtimi, me udhëzim të prokurorit kujdestar, rasti është trajtuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.






