Lokale - eSIMy

Llapi Info ka mësuar detaje të reja nga djegia e një veture mbi urën në fshatin Lluzhan, të Podujevës.

Siç na është thënë nga një dëshmitar, brenda veturës gjendeshin një burrë dhe një grua, të cilët ishin duke shkuar në drejtim të Fushë Kosovës.

Ata ishin ardhur nga Italia dhe kishin përdorur pikën kufitare në Merdarë për të hyrë në Kosovë.

“Kishin ardhë nga Italia dhe po shkonin në Fushë Kosovë. Ishin burrë dhe grua dhe nuk ishin lënduar asnjëri prej tyre”, i tha ky dëshmitar Llapi Info, teksa as vetë shoferi nuk e dinte arsyen pse çoi në djegien e veturës së tij.

Derisa, ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin dhe shumë shpejt pritet edhe lejimi i qarkullimit të veturave në magjistrale.

/Llapi.info

Digjet një veturë mbi urë në Lluzhan (Pamje)

Pamje tjera nga djegia e veturës në Lluzhan (Video)

 

Podujevë; Zjarrfikësit arrijnë në vendngjarje (Video)