Para disa minutash një veturë është kapluar nga flakët në rrugën Podujevë – Prishtinë, saktësisht mbi urën në Luzhan.
Lexues të Llapi Info kanë dërguar pamje në redaksi ku shihet djegia e veturës e cila besohet se ishte në lëvizje.
Deri më tani nuk dihen shkaktarët e këtij zjarri e as se a ka ndonjë të lënduar.
Mirëpo, Llapi Info do ju mbajë të informuar në minutat në vazhdim.






