Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Ka plot raste kur anëtarët e familjet hasin në hajnat që kanë hyrë brenda shtëpive, duke u ballafaquar kështu direkt me rrezikun.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Hogosht të Kamenicës, ku një person i panjohur ka hyrë me forcë brenda një shtëpie private e që më pas ka arritur që të marrë kuletën me para të anëtares së familjes.

Sinjali mëson se pasi ka kryer veprën, i dyshuari duke dalë nga shtëpia ka hasur në 25-vjeçaren të cilën e ka goditur duke e lënë të alivanosur.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje grabitqare’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe të arrihet arrestimi i tij.