Sali Mustafa, i njohur si komanndat Cali është vizituar nga vajza e tij, pas shpalljes së vendimit nga Gjyakata Speciale, ku ai u dënua me 26 vite burg.
Ajo në rrjetin social facebook shkruan se nuk ka patur snjëherë bisedë më të dashur, më të çlirë dhe më të ndjerë me të sesa sot.
Tutje ajo tregon mesazhin që i dha i ati pas dënimit.
“Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë. “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.” Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit” shkruan Buna Mustafa në Facebook.
Tutje e njëjta shtron pyetjen si të gjithë pas dënimit “Në emër të cilit popull?
”Reagimi i plotë:






