Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar në Podujevë në dy raste të ndara nga Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Siç thotë Policia e Kosovës, njëri është arrestuar pasi i është gjetur një thikë – kurse tjetri për veprën penale “mashtrim”. Për këtë të fundit, Policia s’e ka bërë të ditur konkretisht se për çfarë është kapur i dyshuari.

Njoftimet e Policisë së Kosovës:

Rr. 28 Nëntori, Podujevë 08.12.2022 –Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ndaj  dy viktimave meshkuj kosovarë ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Xhemail Mustafa, Podujevë 08.12.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.