Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në Kosovë.

Sipas Intitutit Hidrometeorologjik vërshimet mund të prekin më shumë rajonin e Pejes dhe Gjakoves.

Ja njoftimi i plotë:

Njoftim

Prishtinë: 09/012/2022 16:00 UTC

Data e parashikimit: 09/12/2022 00 UTC
Koha e pikut brenda 48 orëve të ardhshme:

E diel, 11 dhjetor 2022 – 00:00
Vlenë deri më 12/12/2022. 00 UTC
Reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut
Rajoni(et): Pejë, Gjakovë
Mundësia për të tejkaluar pragun 5-vjeçar të periudhës së kthimit të përmbytjeve 70 % dhe atë 20-vjeçare 30 %