FOTO/ILUSTRIM
Lokale - eSIMy

Një vjedhje ka ndodhur rreth orës 15:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e  saj ditor, persona të panjohur deri me tani kanë depërtuar brenda një shtëpie në pikë të ditës.

I dëmtuar e ka raportuar rastin në Policinë e Podujevës, ku deklaruar se hajnat i kanë vjedhur disa pajisje të punës.

Por, përveç kësaj, i njëjti ka thënë se i është vjedhur edhe një pushkë gjuetie, e cila kishte leje të skaduar.

Rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info