Prishtinë – Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Preoc të Prishtinës.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se si pasojë e një vetaksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Fsh. Preoc, Prishtinë 03.12.2022 – 02:50. Raportohet se si pasojë e një vet-aksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë. /BetimipërDrejtësi






