Ditën e sotme është zyrtarizuar kalimi i Doarsa Kica-Xhelilit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Për këtë ka reaguar edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka thënë se Kica-Xhelili “ia përplasi derën partisë së shumicës”, dhe siç thotë ai “tregoi se në politikë mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit”.
Tutje ai shkruan se dëm që Dorsa Kica-Xhelili nuk shkoi në PDK.
“Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne”, shkroi mes tjerash Lladrovci.
Postimi i plotë:
Gratë e forta në politikë, nuk janë të rralla, por, për fat të keq, bota mashkullore i mbivoton me zhurmë e mashtrime.
Mbivotimin e zërit të gruas nuk e kemi lejuar në Drenas.
Dëshmi për gruan e fortë në politikë është Doarsa Kica Xhelili e cila ia përplasi derën partisë së shumicës. Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera.
Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë.
Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne!






