Lokale - eSIMy

Detaje të reja për vrasjen e ndodhur në Fushë-Krujë, ku u vranë me armë zjarri në një atentat 3 persona.

Viktimat janë shoferi dhe dy pasagjerët.

Sipas informacioneve paraprake, pasagjeri i ulur pas ka dalë nga mjeti kur ai është qëlluar dhe ka tentuar të largohet me vrap, shkruan voxnews.

Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë.

Ndërkohë dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.