Një turist serb ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tropojë, si pasojë e një infarkti.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura” dhe ka qenë një turiste serbe ajo që ka telefonuar policinë për rastin.
Për shkak të terrenit të thepisur, në ndihmë të shërbimeve të policisë shqiptare kanë dalë edhe Forcat e Kërkim-shpëtimit të Kosovës, që bënë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku ishin bllokuar.
“Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka filluar operacionin e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Serbia dhe personave të tjerë, që ishin afër viktimës. Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak dhe ekipet tona bëjnë bartjen e trupit deri në hapësirën ku mund të aterojë helikopteri”, ka shkruar nw facebook, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.






