Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 38 raste pozitive në Podujevë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, shkruan Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 30 pacientë llapjanë, ndërkohë që numri i rasteve aktive, aktualisht është 85.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka raportuar për 763 raste të reja me koronavirus. Në bazë të 2,030 testeve të bëra, del se 37.5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në raportin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë njoftohet edhe për një të vdekur nga koronavirusi.

Shkalla e infektimit me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit. Si pasojë e rritjes së rasteve, autoritetet shëndetësore kanë kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen./Llapi.info