Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Hyseni ka thënë se Kurban Bajrami simbolizon veprën e mirë, përkushtimin ndaj Zotit dhe ndaj tjetrit.
“Uroj me gjithë zemër të gjithë besimtarët muslimanë, me dëshirën që në familjet tuaja të mbizotëroi, gëzimi, harmonia dhe vullneti i mirë për kujdes ndaj të tjerëve, veçmas atyre në nevojë. Kurban Bajrami simbolizon veprën e mirë, përkushtimin ndaj Zotit dhe ndaj tjetrit, gjithmonë duke synuar arritjen e lartësisë shpirtërore dhe shpërblimin e krijuesit fuqiplotë. Ndaj uroj që ky të jetë një moment refleksioni, e udhëzimi për të gjithë ne, për punë e vepra të dobishme, ashtu siç janë në esencë festat e kalendarit islam. Këtë Bajram, në mënyrë të veçantë uroj bashkatëdhetarët tanë të cilët këtë festë po e presin së bashku me familjet e tyre në vendlindje, duke i’u dëshiruar momente të bukura feste, e qëndrim të këndshëm në vendlindje”, thuhet nw urimin e Hysenit./Llapi.info






