100 pako ushqimore janë shpërndarë për nevojtarët për festën e Kurban Bajramit, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur kumtesa komunale – në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Në prag të festës së Kurban Bajramit kompania “Festimi Tours” i ka dhuruar 100 pako ushqimore donacion për familjet skamnore në Podujevë, e të cilat i ka shpërndarë Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përmes regjistrave që posedon kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.
Krahas kësaj edhe organizata “Qatar Charity” të dielën pritet të shpërndajë 300 pako me nga 8kg mish viçi për familjet skamnore në Podujevë.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me këtë rast ka falënderuar donatorët, duke thënë se me pakot e dhuruara ata kanë kontribuar që festën e Kurban Bajramit këto familje ta presin me sofër të mbushur.
08.07.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim






