Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës po planifikon që t’i ndërtojë edhe disa hapësira tjera publike në qytet, shkruan Llapi.info.

Për këtë, komuna ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Bini”.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar nga faqja komunale, kompania dhe komuna kanë nënshkruar kontratën për 72 mijë e 314 euro – njëherësh kjo ishte shifra më e ulët e dhënë nga operatorët ekonomikë, për t’i kryer këto punime.

Në këtë tenderë kanë aplikuar tetë operatorë. Nuk dihet saktësisht se në cilat pjesë do të ndërtohen këto hapësira publike, por që Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info