Deputeti i AAK-së nga Podujeva, Besnik Tahiri, ka deklaruar pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Llapi.info.
Ai ka deklaruar se ka shtëpi me katër ari truall në vlerë 195 mijë euro. Banesë 67 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë euro
Në pasurinë e luajtshme, Tahiri ka deklaruar se ka veturë “Audi Q7”, 14 mijë euro dhe VË Tiguan – 7 mijë euro.
Më tutje, Tahiri ka thënë se ka rreth 40 mijë euro para të gatshme në banka, por që ka edhe mbi 100 mijë euro kredi. /Llapi.info






