Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas vrasjes së të riut në Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Podujevës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, teksa është lutur që ky akt të jetë i fundit.
“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve. Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve”, ka shkruar ai.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Peran të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një i ri.
Burimet e portalit bëjnë të ditur se dyshohet se babai e ka vrarë djalin pas mosmarrëveshjeve për pronë.
I vrarë ka mbetur E. Ismajli ndaj të cilit dyshohet se me armë zjarri ka shtënë babai i tij, N. Ismajli, ky i fundit tashmë i arrestuar nga organet e rendit./Llapi.info






