Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Borovci.
Portali Llapi.info ka mësuar se dorasi dhe viktima janë familjarë, përkatësisht babai ka vrarë djalin e tij./Llapi.info






