Lokale - eSIMy

KEDS-i ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Balloc (kodi: 14000008) prej orës 11:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Surkish, Lladoc, Sfeçël, Dumosh, Shajkoc, Surdull, Herticë, Rakinicë dhe Turuçicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave te drurit me te betonit dhe ndërrimi i izolatorëve”, thuhet në njoftim./Llapi.info