Lokale - eSIMy

Rruga “Skënderbeu”, do të bëhet me të gjithë infrastrukturën përcjellëse, shkruan Llapi.info.

Për këtë projekt është nënshkruar sot kontrata, e cila është mbi 1 milion e 300 mijë euro.

Tenderin e ka fituar “Rahovica Comerce Shpk”, opertaor ky, siç thuhet në njoftimin për kontratë të Komunës së Podujevës, ka dhënë çmimin më të ulët se operatorët tjerë ekonomikë.

Zyrtarët komunalë i patën thënë javë më parë portalit Llapi.info se punimet në këtë rrugë pritet të zgjasin 220 ditë.

Në anën tjetër, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi gjatë prezantimit të këtij projekti, në shtator të vitit të kaluar, pati deklaruar se kjo rrugë do të rregullohet me të gjithë infrastrukturën.

“Ka përfunduar hartimi i projektit për ndërtimin e rrugës “Skënderbeu”, rrugë që do të rikonstruktohet tërësisht në vitin 2022. Kjo rrugë do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve infrastrukturore, ku do të përfshijë gjelbërimin, trotuarin, shtigjet e biçikletave”, ishte shprehur Bulliqi./Llapi.info

Më poshtë video se si do të duket ky projekt: