Era e fortë ka rrëzuar drunj të shumtë në fshatin Repë të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Si pasojë e kësaj, është bllokuar edhe lumi që shtrihet përgjatë këtij fshati. Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihen edhe banorët që janë përpjekur që të lirojnë këtë hapësirë.
Në anën tjetër, si pasojë e motit të ligë, në disa fshatra të Podujevës ka pasur dëme të konsiderueshme në kulture bujqësore, por edhe në ato material./Llapi.info







