Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se janë përfshirë një veturë e tipit “Golf 2-sh” dhe një motoçikletë.

SI pasojë e kësaj përplasje raportohet edhe për persona të lënduar. Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Llapi.info është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga ana e Policisë së Kosovës./Llapi.info