Lokale - eSIMy

Dy persona (gjysh dhe nip) janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas PK-së, nipi ka postuar foto me armë pa leje, e cila kishte qenë e gjyshit të tij.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) nip e gjysh, pasi që i mituri përmes rrjeteve sociale ka publiku foto me armë zjarri të gjyshit të tij. Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info