Lokale - eSIMy

Është publikuar sot renditja e re e komunave me transparencën më të madhe në Kosovë, shkruan Llapi.info.

Sipas kësaj renditje, Komuna e Prishtinës është e para. Podujeva është renditur në vendin e dhjetë.

Ky fakt e ka gëzuar  kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Ai ka thënë se Podujeva, sipas tij, për herë të parë është top 10-shen e Komunave për transparencë.

“Më bën shumë të lumtur fakti që komuna jonë renditet për herë të parë në top dhjetshën e komunave më transparente në Kosovë. Kjo është tregues i qartë i qeverisjes së mirë dhe tranparencës tonë në udhëheqje, si në procedura tenderimit, ashtu edhe në shpenzimin e parasë publike.  Do të vazhdojmë të përmirësohemi, do të vazhdojmë të jemi transparent para qytetarit”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Dy komunat me transparencën më të ulët në Kosovë janë Hani i Elezit dhe Dragashi./Llapi.info