Lokale - eSIMy

Miftari, që trashëgon emrin e ish-luftëtarit të UÇK-së në Zonën e Llapit, ka rrëfyer jetën dhe veprën e babait të tij, shkruan Llapi.info.

Jeta për tre anëtarët e familjes Zejnullahu, Miftari, në atë kohë thotë se nuk kishte qenë e lehtë pa babain e tyre.

“Babai vdiq gjashtë muaj para se të lindja. Emrin ma kanë trashëguar. Në momentin që kam lindur, ishim refugjatë në Shajkoc të Podujevës, dhe në momentin që më ka marrë gjyshi në krahë ka bërtitur emrin e babait. Aty e kanë ditur se emri im do të jetë Miftar”, thotë ai për Top Channel.

Më poshtë rrëfimi tejet emocionues: