Lokale - eSIMy

Tifozët llapjanë kanë nisur të mobilizohen për ndeshjen kryesore të skuadrës nga Podujeva, KF Llapi, shkruan Llapi.info.

Ekipi nga “Zahir Pajaziti” do të përballet sot në “Fadil Vokrri” në finalen e Kupës së Kosovës. Ndeshja nis me fillim nga ora 20:00.

Për këtë, llapjanët janë mobilizuar për nisje me 15 autobusë . Tashmë kanë nisur edhe grumbullimi i tyre në sheshin e Podujevës, për t’u nisur për në stadiumin e kryeqytetit./Llapi.info