Lokale - eSIMy

Edhe një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është kryer në fshatin Shakovicë të kësaj Komune.

“Fsh. Shakovicë, Podujevë 24.05.2022 – 20:49. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia s’e ka dhënë as edhe një detaj tjetër se përse i dyshuari kishte qenë në kërkim nga organet e sigurisë.

Kujtojmë, po në fshatin Shakovicë është arrestuar ditë më parë edhe një person tjetër i kërkuar.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info