Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Rudari ka zhvilluar takim me kryetarin e Shoqatës së Mjedrrës në Podujevë, Feim Ibishi dhe anëtarin e bordit të kësaj shoqate, Mehmet Bryma, transmeton Llapi.info.
Gjatë këtij takimi drejtori Rudari i njoftoi anëtarët e shoqatës për punët dhe angazhimet e drejtorisë në këtë kohë dhe synimet që i ka në realizimin e projekteve me interes për fermerët.
Drejtori Rudari në takim me përfaqësuesit e shoqatës së mjedrrës u zotua për angazhim maksimal që mjedrra të bëhet brend i njohur i Podujevës dhe Kosovës në tregun evropian dhe të paraqitet si storie suksesi kjo kulturë bujqësore.
Komuna e Podujevës vitin e kaluar ka ndihmuar 43 fermerë me nga 1600 fidane të mjedrrës, nga këto fidane fitimet e fermerëve janë shumëfishuar, ndërsa për këtë vit janë planifikuar subvencione edhe për 40 fermerë me nga 1400 fidane të mjedrrës.
Drejtori Rudari dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mjedrrës në Podujevë u dakorduan që ta shënojnë Ditën e Mjedrrës në Podujevë këtë vit dhe shënimi i kësaj dite të bëhet tradicional, duke pasur parasysh që mjedrra në Podujevë kultivohet jashtëzakonisht shumë dhe ka trend shumë pozitiv të avancimit të saj./Llapi.info