Për pak minuta pritet të nis koncerti i madh humanitar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Tashmë janë kryer edhe përgatitjet e fundit, ku në këtë koncert do të performojnë disa këngëtarë të njohur.
Koncerti mbahet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dhe bileta e hyrjes kushton 3 euro – dhe të gjitha paratë do të dedikohen për shërimin e Arlind Veseli, i cili ka humbur dy veshkat.
Në këtë koncert do të performojnë këngëtarët; Nysret Muçiqi, Albatrti Muçiqi, Naim Abazi, Dafina Dauti, Gold Ag, Robert Berisha, Alban Mehmeti, Babo Darabuka, Endrit Ademi, Dardan Restelica, Lindi Mehmeti, Behxhet Zeka, Ahmet Sadiku, Gëzim Hajdini, Rinor Llugaliu, Fikret Bislimi dhe Kushtrim Balaj./Llapi.info






