Një veturë është ndaluar nga zyrtarë policorë në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Me këtë rast, në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit “Ekol”, pa municion.
Kështu ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info





