Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bradash të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasje veturash “kokë më kokë”.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti. Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosoëvs./Llapi.info