Lokale - eSIMy

Uji ka pushtuar oborre në fshatin Repë të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Banorët e kësaj ane kanë dërguar pamje në Llapi.info, ku shihet se uji ka mbërritur në sasi të madhe gjer në prag të shtëpisë.

Sipas tyre, kjo po ndodh si pasojë e një përroske që ka dalë nga shtrati.

Për këtë, banorët kanë fajësuar KEDS-in. Ata kanë thënë se KEDS-i ka prerë disa drunj nga disa punime, të cilët kanë bllokuar rrjedhën e ujit, për çka, sipas tyre, janë vërshuar nga uji nga përroska.

Banorët kanë kërkuar që të intervenohet në këtë fshat, pasi sipas tyre, janë shkaktuar dëme materiale nga uji./Llapi.info